Spitalet gjermane me kapacitet rezervë do të marrin të paktën 47 pacientë italianë me Covid-19, për t’i trajtuar, si shenjë të solidaritetit evropian.
Lajmin e bëri të ditur të enjten, Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
“Ne qëndrojmë pranë miqve tanë italianë. Ne mund ta menaxhojmë këtë situatë vetëm së bashku”, tha Maas në një deklaratë të shkurtër.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sistemi i kujdesit shëndetësor në Itali, ka qenë dëshmitar i shpërthimit të vdekjeve, më shumë se në çdo vend tjetër të botës.
Raportohet se grupi i parë me gjashtë pacientë italianë, mbërritën të martën në aeroportin e Leipzig në shtetin lindor të Saksonisë.
Shteti perëndimor i Rhein-Westfalës së Veriut gjithashtu njoftoi planet për të marrë 10 pacientë italianë në ditët e ardhshme.