Gjermania do t’i mbajë aktive dy centrale bërthamore

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Gjermania ka zgjedhur të mbajë dy termocentrale bërthamore aktive këtë dimër, në një ndryshim të rëndësishëm politikash.

Kjo vjen derisa kombet evropiane përballen me një krizë energjetike në mes të luftës në Ukrainë.

Gjiganti rus i gazit Gazprom konfirmoi të premten se do të mbyllë tubacionin e tij kryesor të gazit në Gjermani.

Mësohet se do të qëndrojë e mbyllur për një kohë të pacaktuar për shkak të “rrjedhjeve të naftës”, raporton Bloomberg.

Kancelari gjerman Olaf Scholz foli me presidentin francez Emmanuel Macron të hënën dhe bëri një pakt për tëa ndihmuar njëri-tjetrin gjatë dimrit.

Tani, Gjermania ka vendosur të mbajë në rezervë dy termocentrale bërthamore.

“Unë do të bëj gjithçka për të garantuar sigurinë energjetike të Gjermanisë”, tha ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck.

Të ngjashme