Shkodran Mustafi dhe Sami Khedira nuk janë thirrur në ekipin kombëtar të Gjermanisë për ndeshjen hapëse kundër Francës në Ligën e Kombeve.
Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, është lënë përsëri jashtë ekipit kombëtar të Gjermanisë nga trajneri Joachim Low, për Ligën e Kombeve, pasi më parë nuk u ftua të merrte pjesë në Kupën e Botës në Rusi, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, Jeroy Sane, i cili nuk u ftua në Botëror, është rikthyer në Kombëtare, bashkë me Thilo Kehrer, Kai Havertz dhe Nico Schulz të cilët thirren për herë të parë.
Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, natyrisht mbetet jashtë pasi u pensionuar pas Botërorit, por Ilkay Gundogan e ka ruajtur vendin në Kombëtare pasi kishte kërkuar falje për takimin me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
📋 Here's Joachim #Löw's squad for our Nations League opener vs. France 🇩🇪🇫🇷 and friendly vs. Peru 🇩🇪🇵🇪#DieMannschaft #GERFRA #GERPER pic.twitter.com/nzlDB4GMKK
— germanfootball_dfb (@DFB_Team_EN) August 29, 2018