Gjermania i dhuron pajisje Policisë me vlerë gjysmë milioni – Sveçla tregon për çka do të përdoren

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 11:41 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria Gjermane i ka dhuruar Policisë së Kosovës pajisje profesionale për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit, raporton Ekonomia Online.

Donacioni përmban pajisje profesionale për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit, si 10 motorë kufitarë, 7 laptopa, 30 kompjuterë dhe gjashtë kamera dore për vëzhgim terreni.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se këto pajisje do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, me mallra të kontrabandës etj.

Sveçla falënderoi Gjermaninë për dhurimin e këtyre pajisjeve, duke shtuar se donacioni ka vlerë rreth gjysmë milioni euro.

“Policisë së Kosovës shteti gjerman i ofron ndihmën e nevojshme në mënyrë që policia të jetë efikase në kryerjen e detyrave të saja. Donacioni që ka dhënë qeveria gjermane e Policisë kufitare do ta ndihmojë në luftimin e kontrabandës, luftimin e krimit të organizuar me pajisje të sofistikuara”.

“Policia në këtë rast ka një bashkëpunim të mirë me ambasadën gjermane e cila në korrik është nënshkruar një marrëveshje që ka për synim luftimin e lëvizjeve te paligjshme, aktivitetet e paligjshme dhe luftimin e kësaj dukurie”, tha Sveçla.

“Ndërkohë janë duke vazhduar trajnimet për pjesëtarët e policisë kufitare nga instruktorë gjermanë dhe ashtu siç zotohemi qytetarëve tanë po ashtu edhe partnerëve tanë se fokusi jonë do të jetë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Sveçla.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës ekziston që dy dekada.

“Ky donacion shpresoj se do të shërbejë për sigurinë e të gjithëve këtu. Bashkëpunimi jonë në luftimin e imigracionit, krimit të organizuar dhe korrupsionit është i ngushtë dhe këto tema janë përmendur edhe në samitin në Tiranë dhe fokus i yni do të jetë në luftimin e këtyre dukurive. Ky partneritet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë do të vazhdojë edhe më tutje”, tha ambasadori.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, falënderoi qeverinë gjermane për këtë donacion.

“Qeveria gjermane ka dhuruar donacion edhe në të kaluarën dhe për këtë jam mirënjohës. Vetë prezenca e policisë gjermane tregon se kemi bashkëpunim të ngushtë në luftimin e krimit të organizuar, migrimit të paligjshëm dhe në dukurit tjera”, tha ai.

Të ngjashme