Gjermania i dhuron sot Policisë së Kosovës pajisje profesionale për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Sot në ora 11:00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës-Prishtinë, do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit me pajisje për Policinë e Kosovës nga Qeveria Gjermane. Donacioni përmban pajisje profesionale për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit, njofton policia.

Në njoftim thuhet se në ceremoninë e dorëzimit-pranimit të donacionit do të marrin  pjesë: “Ministri i Punëve të Brendshme z. Sveçla, Ambasadori Gjerman z.Rohde, u.d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Hoti si dhe menaxhmenti i lartë të PK-së”.

Të ngjashme