Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka pritur në takim përfaqësues të Bankës së Qeverisë gjermane për Zhvillim – KFW, Dr.-Ing. Jürgen von Kories dhe Elke Dullenkopf.
Gjatë këtij takimi temë e diskutimit ishte gjetja e lokacionit dhe ndërtimi i dy deponive, përkatësisht ndërtimi i deponive organike dhe deponive inorganike në komunën e Fushë-Kosovës.
Kryetari i falënderoi të pranishmit për interesimin e shprehur për bashkëpunim dhe investime në Komunën tonë.