Gjermania klasifikon Mbretërinë e Bashkuar si një “zonë shqetësuese të varianteve”

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Gjermania e ka klasifikuar Mbretërinë e Bashkuar si një “zonë shqetësuese të varianteve”, duke ndaluar të gjitha udhëtimet, përveç atyre thelbësore në vend.

Sipas EuroNews, përcjell Telegrafi, masa pritet të hyjë në fuqi nga dita e diel.

Ambasada gjermane në Mbretërinë e Bashkuar tha se klasifikimi i ri është për shkak të “shpërthimeve lokale që po ndodhin përsëri, duke përfshir.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadori, Andreas Michaelis, tha se vendimi u mor pasi shikoi “të gjitha të dhënat dhe detajet në dispozicion”.

Qytetarët dhe banorët gjermanë që udhëtojnë nga Mbretëria e Bashkuar do të lejohen në Gjermani, të tjerët do të kenë nevojë për një arsye thelbësore. Të gjithë do të lejohen të paraqesin një test negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë dhe do të duhet t’i nënshtrohen një karantine dy-javore pas mbërritjes.

Varianti B.1.617 u zbulua për herë të parë në Indi në tetor dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 50 vende të botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme