Gjermania lejon vizitat në bregdet

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Një gjykatë rajonale në Gjermaninë lindore ka vendosur që vendasit mund të shkojnë në bregdetin e Baltikut këtë fundjavë të Pashkëve, me gjithë bllokimin e shkaktuar nga Coronavirusi.

Gjykata e Lartë Greifswald ka vendosur se ndalimi i udhëtimit ishte “joproporcional” me frenimin e lirisë lokale të njerëzve.

Me gjithë këtë, gjermanëve nga rajone të tjera u janë ndaluar vizitat në bregdet. Por qeveria u ka kërkuar vendasve që ta respektojnë masën e mbajtjes së distancës prej të paktën dy metrash prej njëri-tjetrit, në mënyrë që të shmanget mundësia e infektimit me koronavirus.

Temperaturat në bregdetin baltik të Gjermanisë pritet të shkojnë deri në mbi 20 gradë celsius të dielën.

Numri i gjermanëve të infektuar është rritur për të katërtën ditë me radhë, duke arritur në 113 mijë e 525.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme