Gjermania miraton ligjin e njohjes së interseksualitetit si gjini e tretë

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit interseksualë në Gjermani, nga 1 janari, mund të identifikohen ligjërisht si një gjini e tretë.

Parlamenti gjerman e miratoi ligjin në dhjetor, ndërsa ai hyri në fuqi të martën.

Ata që e zgjedhin këtë opsion do të duhet të kenë një certifikatë mjekësore për t’u regjistruar.

Njerëzit interseksualë lindin me një anatomi seksuale apo riprodhuese të cilat nuk i rrijnë për shtat përcaktimit tipik të mashkullit apo femrës. Tiparet interseksuale nuk janë gjithnjë të dukshme që në lindje. Paraqitja e tyre rregullohet nga hormonet të cilat veprojnë si androgjene apo estrogjene.

Edhe vende të tjera kanë miratuar ligje në vitet e fundit që ndihmojnë njohjen e njerëzve interseksualë – në mesin e tyre: Austria, Australia, Zelanda e Re, Malta, India dhe Kanadaja.
Kombet e Bashkuara thonë se 1.7% e popullsisë së botës është e lindur me tipare interseksuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme