Gjermania ndalon takimet publike të më shumë se dy personave

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Gjermania do të ndalojë takimet publike të më shumë se dy personave, përveç nëse do të punojnë për ngadalësimin e përhapjes së coronavirusit, tha të dielën kryeministri i shtetit të Rhine-Westphalia.

“Rreziku qëndron në bashkëveprimin e drejtpërdrejtë shoqëror”, tha kryeministri i shtetit Armin Laschet, duke shtuar se qeveria federale dhe shtetet e rajonit kishin rënë dakord për rregullat më të rrepta, shkruan The Guardian.

Zyrtarët janë duke u përgatitur për të vënë në dispozicion edhe 150 miliardë euro të tjera, për të ndihmuar vendin të përballet me coronavirusin

Plani i buxhetit, përfshin masa për të ndihmuar kompanitë të mbijetojnë në recesionin e afërt dhe të sigurojë miliona vende pune dhe pritet të miratohet të hënën.

“Ne kemi një sfidë të madhe përpara nesh”, tha Olaf Scholz, ministri i financave.

Kujtojmë që deri më tash Gjermania ka 94 të vdekur nga COVID-19, dhe mbi 24 mijë të infektuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme