Gjermania paralajmëron se vala e tretë e koronavirusit do të jetë më e keqja

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Vala e tretë e koronavirusit në Gjermani mund të jetë më e keqja deri tani, ka thënë kreu i Institutit të Shëndetit Publik të vendit, Lothar Wieler, ndërsa paralajmëroi se numri i infeksioneve mund të rritet deri në shifrën e paparë të 100 mijë rasteve në ditë.

Nivelet e infeksionit janë rritur javët e fundit në shtetin gjerman, dhe për këtë përkeqësim të situatës fajësohet varianti britanik i koronavirusit, që është më lehtë i transmetueshëm, sipas ekspertëve, transmeton Independent.

Mundësia e 100 mijë rasteve ditore është marramendëse për vendin me 83 milionë banorë. Numri më i lartë ditor i rasteve të reja të raportuara në Gjermani që nga fillimi i pandemisë është rreth 36 mijë, regjistruar në dhjetor.

“Ka sinjale të qarta që kjo valë do të jetë më e keqe se dy valët e para. Kemi disa javë shumë të vështira përpara nesh natyrisht, mund të jetë 100 mijë në ditë. I lusim njerëzit të reduktojnë kontaktet e tyre gjatë Pashkëve”, ka thënë Wieler.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme