Gjermania përkohësisht pezullon traktatin e Shengenit për Samitin G-20

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 14:53 | Nga

Në kuadër të masave të sigurisë në prag të samitit të liderëve të G-20 në Hamburg, autoritetet Gjermani kanë pezulluar përkohësisht marrëveshjen e Shengenit, e cila mundëson lëvizjen e lirë.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka njoftuar se shërbimet kufitare të saj nga sot deri më 11 korrik do të kontrollojnë pasaportat e të gjithë atyre që kalojnë kufirin gjerman.

Ky vendim nuk do të zbatohet për njerëzit të cilët vijnë në Gjermani me aeroplan dhe me viza të rregullta Shengeni. Megjithatë, qytetarët e të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që hyjnë në Gjermaninë nga toka ose me tren do t’iu nënshtrohen kontrolleve të pasaportave.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka theksuar se prioritet është që siguria të rritet në nivelin maksimal gjatë samitit të liderëve të G-20 që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Hamburg. Ai shtoi se Gjermania për këto masa ka marrë miratimin e Komisionit Evropian

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme