Gjermania po e krijon ushtrinë europiane

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 10:03 | Nga

Larg prej vëmendjes së mediave kryesore, Gjermania dhe dy prej shteteve anëtare të BE-së, aleate të gjermanëve, Republika Çeke dhe Rumania, pa e bërë të madhe kanë ndërmarrë një hap radikal drejt asaj që mendohet si ushtri e BE-së, njëherësh duke iu bishtnuar politikave lëmsh që lidhen me të. Këto shtete njoftuan integrimin e forcave të tyre të armatosura, shkruan sot Koha Ditore .

Nuk është se krejt ushtria rumune do t’i bashkohet Bundeswehrit, e as forcat e armatosura çeke nuk do të bëhen nëndegë e ushtrisë së republikës gjermane.

Por në muajt e ardhshëm, secili shtet do të integrojë nga një brigadë të sajën në kuadër të ushtrisë gjermane: Brigada e 81-të e mekanizuar e Rumanisë do të bashkohet me Bundeswehrin në kuadër të Divizionit të Forcave të Reagimit të Shpejtë, derisa Brigada e Katërt e Logjistikës e Çekisë, që kanë shërbyer në Afganistan dhe në Kosovë, që konsiderohen forca speciale të Ushtrisë çeke, do të bëhen pjesë e Divizionit të Dhjetë të Armatosur të Gjermanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme