Gjermania ka raportuar 112 mijë e 323 raste të reja të koronavirusit të mërkurën, rekordi i ri që nga fillimi i pandemisë.
Po ashtu u regjistruan 239 vdekje nga COVID-19, një ulje nga 384 të raportuara të mërkurën e kaluar.
Vendi ka përjetuar një rritje në numrat e rasteve, të ngjashme me ato që shihen në disa vende të afërta si Franca, Holanda dhe Britania.
Franca raportoi më shumë se 460 mijë raste të martën, ndërsa Italia regjistroi më shumë se 228 mijë, raporton DW.
Që nga kjo javë, varianti Omicron përbën mbi 70 përqind të rasteve të reja në të gjithë Gjermaninë.