Gjermania deri më tani është shteti që ka dhënë më shumë, dhe shifra është 11 milion euro. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit 2019: “Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve.”
Deri më tani:
BE-100 milion euro
KE-15 milion euro
Gjermania 11 milion euro
Suedia- 5.6 milion euro
Britania e Madhe 1 milion pound
Kroacia-1 milion euro