Gjermania rrit pagat në shumë fusha, mësohet se kush do të përfitojë nga ky vendim

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje me sindikatat në sektorin publik për rritjen e pagave. Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë 2.3 milionë punëtorë në administratën lokale dhe atë federale. Pagat më të ulëta do të rritën për 4.5%, ndërsa ato më të larta për 3.2%.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë shumë punëtorët shëndetësorë ngase parashihet 600 euro rritje të pagash për punëtorët e kësaj kategorie.

Po ashtu, rritje të kënaqshme pagash, do të ketë për punonjësit në shtëpi pleqsh. Fonde shtesë janë paraparë edhe për infermierët.

Sipas përfaqësuesve të sindikatës, punonjësit në sektorin shëndetësor veçanërisht meritojnë një rritje për shkak të rolit të tyre kryesor në luftën kundër pandemisë.

Banka Qendrore Evropiane po monitoron nga afër bisedimet për rritjen e pagave në Gjermani, në mënyrë që ajo të mos rrezikojë potencialisht objektivin e inflacionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme