Gjermania shënon 407 raste të reja të Coronavirusit

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 407 raste të reja të Coronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 183,678, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 33 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 8,646.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të rasteve me Covid-19, por ky vend ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania, Spanja, Italia e Franca.

Qeveria gjermane ka paralajmëruar se nga 15 qershori do t’i hapë kufijtë për udhëtime ndërkombëtare me vendet e Zonës Schengen dhe me disa shtete të tjera evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme