Gjermania shënon gati 600 të vdekur e 30 mijë raste me Covid-19 për një ditë

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 29.875 raste të reja të Coronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 1 milion e 272 mijë, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 598 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 20.970.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme