Gjermania shënon rënie të rasteve me COVID-19

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Gjermania regjistroi një rënie në numrin e rasteve të reja të koronavirusit, ndërsa shkalla e infeksionit u rrit mbi pragun kryesor të 1.0 për herë të parë në gjashtë ditë, raporton Reuters.

Gjermania raportoi 300 raste të reja brenda 24 orëve deri të hënën në mëngjes, duke e çuar numrin gjithsejtë në 185.750, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Kjo krahasohet me 526 një ditë më parë dhe pothuajse 7,000 në kulmin e pandemisë në fund të marsit.

Vdekjet u rritën nga 12 në 8.685.

Numri i vdekjeve ka mbetur më pak se 100 që nga mesi i majit.

Të ngjashme