Gjermania shprehet e gatshme të kontribuojë në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, është takuar me homologun e saj gjerman, Heiko Maas në Berlin.

Haradinaj ka deklaruar se Gjermania mbetet shtet aleat për Kosovën dhe popullin e saj, ndërsa ka shtuar se e ka falënderuar edhe për ndihmën e Qeverisë gjermanë përgjatë pandemisë.

Në këtë takim, përfaqësuesi gjerman ka bërë me dije se Gjermania është e gatshme të vazhdojë mbështetjen për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/177108580701876
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme