Gjermania është zotuar të pranojë të gjithë refugjatët ukrainas që detyrohen të ikin nga pushtimi rus në vendin e tyre.
“Ne do të pranojmë të gjithë ukrainasit që ikin,” ka thënë Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e saj sllovene Anze Logar të hënën.
“Ne po ndihmojmë njerëzit që ikin nga Ukraina. Ne jemi duke qëndruar në kufij për të sjellë ndihmë për njerëzit dhe për të sjellë njerëzit në të gjitha vendet evropiane”, deklaroi ajo.
Baerbock premtoi gjithashtu më shumë ndihmë humanitare për Ukrainën.
Përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë javë, Baerbock u kërkoi të gjitha vendeve që “besojnë në Kartën e Kombeve të Bashkuara” të izolojnë udhëheqjen ruse për pushtimin e saj në Ukrainë.
“Qindra mijëra po ikin, miliona kanë frikë për jetën dhe të ardhmen e tyre. Sado mizore që janë këto foto, ato na bëjnë më të vendosur! Ukraina nuk qëndron e vetme, Evropa, Unioni Perëndimor i Vlerave qëndron në mënyrë të vendosur në anën e ukrainasve të guximshëm”, tha Baerbock.