Gjermania thotë se mund të përballojë numrin në rritje të të infektuarve

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet shëndetësore të Gjermanisë aktualisht mund të përballojnë rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri, i tha agjencisë Reuters, zëvendësdrejtori i Institutit për sëmundje infektive, Robert Koch.

Numri i rasteve të reja në Gjermani është rritur në javët e fundit. Autoritetet kanë thënë se fajtorë të kësaj rritjeje janë kthimet nga pushimet, organizimet e festive dhe mbledhjet tjera familjare.

Të enjten, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ishte 1.707, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infetkuarve në 228.621.

“Për momentin, numrat po rriten pak më ngadalë sesa në pranverë – kjo është mirë – por për sa kohë që ato po rriten, sigurisht që nuk është një zhvillim i këndshëm”, tha Schaade.

Ai u bëri thirrje njerëzve të mos udhëtojnë në vendet me rrezik të lartë dhe t’i përmbahen distancimit fizik si dhe rregullave të higjenës.

Pothuajse gjysma e rasteve të regjistruara nga Instituti Robert Koch ishin të kthyerit nga pushimet, tha Schaade. Më parë të enjten, Gjermania lëshoi një paralajmërim kundër udhëtimit në disa pjesë të Kroacisë.

Të ngjashme