Gjiko akuzohet për mashtrim dhe abuzim seksual, ky është reagimi i parë i Elitës

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, ditëve të fundit është përfolur shumë në media për një aktakuzë të ngritur drejt tij.

Reperi po akuzohet sa ka mashtruar dhe dhunuar një të mitur, në vitin 2015.

Edhe pse çështja ka disa ditë që po qarkullon, Elita ka zgjedhur të heshtë.

Gjatë kësaj periudhe ajo nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale rreth kësaj çështjeje.

Sot ajo ka vendosur ta thyejë heshtjen dhe përmes një videoje ka treguar qëndrimin e saj rreth kësaj çështjeje.

Bashkë me Gjikon shihen në makinë teksa i puth dorën, dhe në këtë mënyrë ajo ka treguar gjithë mbështetjen e saj për partnerin dhe se i hedh poshtë të gjitha akuzat në drejtim të tij.

Ndryshe nga Elita, Gjiko ka reaguar publikisht për çështjen e bujshme duke deklaruar se e gjitha kjo është një e pavërtetë e sajuar dhe se kurrë në jetën e tij nuk ka dhunuar askënd.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike.”, shkroi Gjiko mes të tjerash në një status në Instagram.

Po ashtu, një reagim ka ardhur edhe nga avokati i reperit i cili ka bërë me dije se janë ngritur disa padi.

“Bëhet fjalë për dy padi civile ndaj mediumeve të shkruara në Kosovë të cilat përmes shkrimeve kanë cënuar integritetin personal të z. Gjikolli dhe jo vetëm. Andaj, z. Gjikolli ka zgjedhur që t’i përgjigjet kësaj teme përmes gjykatës dhe ne presim një gjykim efikas. Për momentin rezervohem të komentoj përmbajtjen tutje meqë palët do të njoftohen me kohë përmes aktvendimit të gjykatës kur të pajisen me shkresat ë lëndës dhe e kuptojnë se çfarë shkelje të ligjit kanë bërë”, u shpreh avokati pak ditë më parë.

Gjiko dhe Elita ka vite që janë të martuar dhe të dy janë prindër të dy fëmijëve.

VIDEO

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme