Gjilan: Arrestohen katër persona për vrasje në tentativë

Prishtinë | 16 Nën 2023 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar katër persona në Gjilan pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “vrasje në tentativë”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “sulm”.

Sipas policisë, të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

“Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Bëhet e ditur se të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje

Të ngjashme