Gjilan: Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit për trafikim me qenie njerëzore

?????????????????????????????????????????????????????????
Prishtinë | 31 Tet 2022 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë ndaluar për 48 orë.

Ata dyshohen për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”.

Dy shtetasit shqiptarë dhe një nga Kosova kanë rënë në prangat e policisë të dielën në Gjilan.

Kështu thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për Klankosova.tv

Në përgjigje thuhet se është bërë edhe kërkesa e caktimin të masës së paraburgimit për të dyshuarit.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit , dje me datë 30.10.2022, janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona , për shkak të veprës penale Trafikimi me qenie njerëzore dhe Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit” – thuhet në përgjigje njofton Klankosova.tv

Të ngjashme