Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se pas një hetimi disa mujor, ka ndaluar të dyshuarin M.I., – pronar i kompanisë ‘’Arch Design’’, i kontraktuar nga komuna e Gjilanit, për mbikëqyrjen e punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, për shkak të dyshimit se ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar’.
“Dyshohet se ai, në cilësi të mbikëqyrësit të punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, që nga data 12 Korrik 2017 deri më 03 Dhjetor 2020 ka pranuar si pozicione të kryera, punë të pa kryera në vlerë rreth 66 mijë euro, duke e dëmtuar buxhetin e komunës së Gjilanit, ndërsa kompanisë ‘’Vision Project/Dino-SHPK’’, i ka siguruar përfitim material në shumën e lartcekur”, thuhet në komunikatë për shtyp të prokurorisë.