708 raste në Gjilan u zgjidhën përmes procedurave alternative

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

708 raste të veprave të ndryshme penale kanë përfunduar përmes procedurave alternative në vitin 2018 në Gjilan, ka njoftuar Prokuroria Themelore në këtë komunë.

Sipas një njoftimi për media, me marrëveshje për pranim të fajësisë, ndërmjetësim dhe pezullim janë zgjidhur 708 raste apo 28 për qind e lëndëve janë kryer përmes këtyre procedurave.

Nga këto raste, 684 janë arritur për pranim të fajësisë, dhe 24 përmes ndërmjetësimit. Sipas prokurorisë, “është kursyer kohë dhe mund jo vetëm për institucionin e prokurorisë, por edhe për gjykatën”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, edhe gjatë këtij viti, synon që deri në 50% të lëndëve të zgjidhen përmes këtyre procedurave alternative, me qëllim të vënies së drejtësisë për një kohë sa më të arsyeshme”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme