Policia dje në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit u janë zbuluar 15 pako me nga 20 shishe gaz serb prej 0.9 litrash.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjeti janë sekuestruan dhe dërguar në terminalin doganor.
”Njësia policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit-Gjilan, kanë ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në të, kanë hasur në: 15 pako me nga 20 shishe 0.9 L. gaz prodhim serb. Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dorëzohen në terminalin doganor”.