Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar kontratën me përfaqësues të Bashkimit Evropian në implementimin e projektit “Turizmi pa kufi”, i cili projekt është pjesë e programit të BE-së për bashkëpunimin ndërkufitar Kosovë-Maqedoni,përkatësisht me komunën e Kriva Palankës.
Vlera e projektit “Turizmi pa kufi” kap shifrën prej 313 mijë eurosh, e cila ka për qëllim që të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimin e vendeve turistike dhe rekreative të Komunës së Vitisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kreu i Vitisë ka deklaruar se do të kujdeset për implementimin e projektit, i cili ka një rëndësi për komunën, e cila pret që në të ardhmen të gjenerojë të hyra nga turizmi meqë ka potencial se në territorin e kësaj komune gjenden viset malore të cilat kanë një lartësi e cila mund të jetë atraktive për ata që duan t’i vizitojnë.
“Implementimin i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për komunën tonë dhe se presim që të zhvillohet sektori i turizmit që është një fushë e cila ka potenciale të mëdha”, ka thënë ai