Gjilani është ndër komunat që u sfidua goxha shumë nga pandemia.
Kryetari Lufti Haziri ka dhënë sot shifrat e përgjithshme që nga fillimi i përhapjes – në ditën e 248, njofton Klan Kosova.
Gjilani nga virusi ka humbur 60 qytetarë, ndërsa ka prekur 2056 në total. Ndërkaq, raste aktive janë 553.
“Po kalojmë ditë të rënda bashkë në kohë pandemie. Gjendja e përgjithshme e përballjes me #COVID19 është kjo: 5923 është numri i testimeve, 2056 të infektuar në total, 1444 të shëruar, 60 të vdekur, 553 raste aktive, 62 në hospitalizim dhe 225 mostra në pritje për rezultat”, ka shkruar Haziri.
I pari i Gjilanit tha se masat e reja po e pengojnë jëtën e qytetarëve, por se janë të nevojshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit.
“Ndalimi i qarkullimi prej 19:00 deri në 5:00 të mëngjesit, ka ndikuar në jetën tonë, por bashkë e me besim, mund ta ulim infeksionin e ta ndalim përhapjen. Apeloj që t’iu përmbaheni rregullave kundër infeksionit: MASKA, DISTANCA e HIGJIENA!”.