Gjilani marrëveshje me Luksemburgun për orientim në karrierë të të rinjëve

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 09:54 | Nga

Në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, është nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me qeverinë e Luksemburgut, për orientim në karrierë, që parasheh planifikim të qartë të drejtimeve profesionale me kërkesat e tregut të punës.

Ujdia është firmosur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së arsimit, Majlinda Hoxha dhe përfaqësues nga Lux Development.

Hoxha ka thënë se kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e mirë dhe lehtësuese e punës së drejtorisë për orientimin ne karrierë të të rinjve tanë, përshtatjen e profileve profesionale me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës, jo vetëm në Kosovë, por përgatitjen e të rinjëve edhe për tregun ndërkombëtar e me theks të veçantë tregun europian.

Nga ana tjetër përfaqësues nga Lux Development kanë thënë se po përpiqen që të ngrisin ofertën e arsimit dhe aftësimit profesional me standardet europiane, duke tentuar përmes formave të ndryshme që të ketë ngritje të cilësisë dhe nivelit të arsimit, por edhe aftësimit profesional.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme