Gjilani e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës.
Vendasit e filluan mjaftë mirë ndeshjen, duke rrezikuar me anë të Gerhard Prognit në minutën e 10-të mirëpo goditja e tij përfundoi pran shtyllës vertikale.
Raste të mira për të shënuar kishin edhe Fiton Hajdari (20’) e Jackson Ferreira (22’), mirëpo gjuajtjet e tyre nuk ishin të sakta.
Momenti më kryesor i pjesës së parë erdhi në minutën e 36-të, kur Muamer Svraka e kaloi Gjilanin në epërsi, me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.
Në të dytën, Vushtrria ishte më kërkuese dhe tentoi t’i barazonte shifrat me anë të Dren Ahmetit (46’), por Kenan Haxhihamza largoi topin me vështirësi.
Gjilanasit arritën më pas të dyfishonin rezultatin me golin e realizuar nga Franc Veliu në minutën e 58-të nga gjuajtja e lirë.
Vendasit arritën që të thellonin edhe më shumë epërsinë, pasi shënuan për 3-0 me anë të Keitas.
Pas javës së 25-të, Gjilani gjendet në pozitën e dytë me 48 pikë, katër më pak se lideri Drita, gjersa Vushtrria është në të parafundit me 16 sosh.