I matur është shprehur para debutimit në Superligën e Kosovës, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, shkruan sot Koha Ditore.
Josa të mërkurën ka nisur punën si trajner i Prishtinës, ndërsa debuton të shtunën (sot) në derbin e xhiros së gjashtë ndaj Gjilanit. Ndeshja Gjilani – Prishtina, zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, nga ora 16:00.
Prishtina aktualisht është e dyta në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Në pesë ndeshje ka mbledhur 10 pikë, një më pak se lideri Llapi dhe një më shumë se Gjilani që është i treti.
Josa ka karrierë shumë të suksesshme në Shqipëri, ndërsa për herë të parë do të drejtojë ndeshje në Kosovë. Ai një kohë mbajti postin e drejtorit sportiv të Prishtinës dhe në mesjavë ndërroi vendet me Arsim Thaqin.