Gjilani të martën nis me fazën e tretë të dezinsektimit, apelohen bletarët për kujdes

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 10:56 | Nga

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se Drejtoria e Shëndetësisë e kësaj komune të martën fillon me fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor. Kjo fazë do të zgjasë deri më 10 gusht.

Komuna u bën apel bletarëve që gjatë kohës së deinzektimit t’i mbajnë mbyllur bletët e tyre, që të mos rrezikohen nga preparati i dezinsektimit.

“Me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insektet tjera të bezdishme, Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan të fillon me fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor nga 7 deri më 10 gusht.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka bërë të ditur se të gjitha kushtet atmosferike e mundësojnë realizimin sa më të mirë të fazës së tretë, e cila do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00.

Komuna apelon bletarët që gjatë kohës sa do të zgjas dezinsektimi, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre në mënyrë që të mos rrezikohen nga preparati i dezinsektimit”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme