Gjilani ka vendosur ta zhvillojë në Drenas duelin ndaj Trepçës ‘89 pas dënimit nga Komisioni Disiplinor.
Këtë e ka bërë të ditur vet klubi nëpërmjet një njoftimi për media.
Ja njoftimi i plotë:
“Sport Club “Gjilani”, ju njofton se ditën e djeshme ka pranuar dënimin e vendosur nga Komisioni Disiplinor, i Federatës së Futbollit Kosovës, që dy ndeshjet e radhës të parapara të zhvillohen në Gjilan, ku skuadra jonë detyrohet që këto dy ndeshje ti zhvilloj jashtë stadiumit “Agim Ramadani-Katana”, të Gjilanit dhe pa praninë e tifozëve.
Bëjmë të ditur se ndeshja kundër Trepçës 89′, do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, ku pas kërkesës sonë kemi hasur në përgjigje pozitive nga, Klubi i Futbollit “Feronikeli”, që ndeshjën kundër ekipit mitrovicas ta zhvillojmë në stadiumin e tyre, të cilët i falemnderojmë për bashkëpunimin dhe mundësinë e ofruar nga ta.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Trepçës 89′, zhvillohet ditën e nesërme( e diele), me fillim nga ora 14:00, e vlefshme për javën e 13-të kampionale, në Ipko Superligël”, njofton Gjilani.