Gjiltine Isufi përzgjedhet studentja me suksesin më të lartë në Fakultetin e Arkitekturës

Prishtinë | 05 Gus 2022 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Gjiltine Isufi e diplomuar si Master Shkence në Arkitekturë në Universitetin prestigjioz të Belgjikës, KU Leuven, përveç mbështetjes financiare nga MAShTI, ajo ka fituar bursë të plotë ‘Master Mind Scholarship’ edhe nga shteti i Belgjikës.

Tutje, Isufi tha se në dy vitet e fundit, ka qenë ambasadore në këtë Fakultet, me ç’rast ka ndihmuar shumë studentë që kanë shprehur interesim për studime në Universitetin KU Leuven.

Postimi i plotë:

Përfituesja e mbështetjes financiare nga MAShTI përfundon studimet master në Universitetin KU Leuven në Belgjikë

Vitin e kaluar për herë të parë Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka ofruar mbështetje financiare për 16 studentë të pranuar në top universitetet më të mira në botë.

Një nga përfitueset e kësaj mbështetjeje, Gjiltine Isufi, ka diplomuar me nderime të larta (ëith great distinction) si Master Shkence në Arkitekturë në Universitetin prestigjioz të Belgjikës, KU Leuven.

Përveç mbështetjes financiare nga MAShTI, ajo ka fituar bursë të plotë ‘Master Mind Scholarship’ edhe nga shteti i Belgjikës.

Gjiltine Isufi është përzgjedhur Laureate e gjeneratës 2020-2022 si studentja me suksesin më të lartë në Fakultetin e Arkitekturës. Në dy vitet e fundit, ka qenë ambasadore në këtë Fakultet, me ç’rast ka ndihmuar shumë studentë që kanë shprehur interesim për studime në Universitetin KU Leuven.

Përkrahja e MAShTI për të rinjtë nuk do të ndalet. Do të vazhdojmë të financojmë të rinjtë tanë përmes bursave, sepse përgatitja e tyre është hap i rëndësishëm për fuqizimin e Kosovës.

Gjiltines i dëshirojmë shumë suksese!

https://masht.rks-gov.net/perfituesja-e-mbeshtetjes…/

Të ngjashme