Gjinden pesë trupa të alpinistëve të zhdukur në Himalaje

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Pilotët e forcave ajrore të Indisë i kanë parë pestë trupa të njerëzve në Himalaje gjatë operacionit të kërkimit për tetë alpinistët që u zhdukën para një jave.

Kryetari i rajoni ku po zhvillohen kërkimet, Vijay Kumar Jogande, tha se trupat u panë të hënën para se të ndërpritej operacioni i shpëtimit në rajonin Uttarakhand për shkak të erës së fuqishme dhe reshjeve të mëdha të borës.

Të martën do të vazhdojë një operacion tjetër për gjetjen e tre alpinistëve tjerë. Zyrtarët janë duke u këshilluar me ushtrinë indiane për mënyrën e tërheqjes së trupave nga bjeshkët e larta.

Të dielën, dy helikopterë të forcave ajrore indiane kryen kërkime rreth Nanda Devis, e cila është maja e dytë më e lartë në Indi, me rreth 7400 metra lartësi mbidetare. Ky vend ishte synimi i alpinistëve të zhdukur. Sidoqoftë, kërkimet u ndërprenë për shkak të motit të lig.

Në mesin e alpinistëve të zhdukur janë katër alpinistë britanikë, dy alpinistë amerikanë, një alpinist Australian dhe një tjetër nga India.

Kryeshërbyesi civil i Jogdandes tha se ka gjasa që grupi i alpinistëve të jenë zënë nga një ortek i madh. Ai tha: “Gjasat që ata të kenë mbijetuar janë pothuasje zero”, shkruan “The Guardian”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme