Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas aksidentit me tre të vdekur në autostradën “Ibrahim Rugova” mbrëmë. Në një postim të bërë në Facebook, Gjini ka shprehur ngushëllimi për familjet e tre të rinjëve nga Gjakova. “Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga […]
Gjini ngushëllon familjet e 3 të rinjve nga Gjakova: Dhimbje sot ka secili prej nesh

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas aksidentit me tre të vdekur në autostradën “Ibrahim Rugova” mbrëmë.
Në një postim të bërë në Facebook, Gjini ka shprehur ngushëllimi për familjet e tre të rinjëve nga Gjakova.
“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova. Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh. Në emër të qytetarëve të Gjakovës ngushëlloj familjet Syla, Delija dhe Bibaj për humbjen e bijve të tyre”, ka shkruar Gjini.











