Gjithçka gati për takimin e sotëm, Ambasada amerikane: Mezi presim të dëgjojmë perspektivat për Asociacionin

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Ambasada amerikane në Prishtinë është deklaruar në lidhje me takimin e thirrur për sot e që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës theksoi se mezi presin që të dëgjojnë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë.

“Mëngjesin e sotëm, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderët politikë”,thuhet në reagim.

Ndryshe Qeveria e Kosovës në këtë takim do të përfaqësohet nga shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi ndërsa presidenca nga shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela.

Po ashtu pjesë e këtij takimi do të jenë përfaqësues të partive politike opozitare dhe ata nga shoqëria civile.

Të ngjashme