Gjithë natën mbledh kanaçe e paketa, veterani i UÇK’së: E bëj me dinjitet, e ndërroj veç për një pagë më të mirë

Prishtinë | 17 Dhj 2023 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Refik Ismaili nga fshati Pomozodin i Fushë Kosovës ndau rrëfimin e tij të shtunën në emisionin “Zà me Kaltërinen”, i cili transmetohet çdo javë, në T7, prej orës 21:10.

50 vjeçari i cili është veteran i UÇK’së, tash e 17 vjet intensivisht mbledh materiale recikluese, sikurse kanaçe e paketa nëpër kontejnerë të Prishtinës.

Ai thotë se këtë punë e bën me dinjitet e vullnet, ndonëse më parë u ka kërkuar punë direkt edhe figurave politike.

Të ngjashme