Gjobat e padrejta ndaj biznesit

Prishtinë | 04 Kor 2016 | 13:58 | Nga

Konfindustria i ka paraqitur zyrtarisht Ministrisë së Financave kërkesën që në rastet kur institucionet gjobisin me të padrejtë biznesin dhe Gjykata Administrative e njeh këtë dëm, të jetë punonjësi që ka vendosur penalitetin që të paguajë 30% të vlerës nga paga e tij.

Industrialistët shpjegojnë se e mbështesin këtë kërkesë në shtimin e rasteve të gjobave të padrejta, që janë bërë shqetësim në rritje per ta.

Biznesi i kërkon qeverisë që në rastet e gjobave të padrejta, një pjesë e penalitetit të paguhet nga punonjësi që e ka vendosur atë.

Kërkesa është paraqitur zyrtarisht në Ministrinë e Financave nga Konfindustria në kuadër të paketës fiskale 2017.

Industrialistët kërkojnë që në të gjitha rastet kur Gjykata Administrative me vendim përfundimtar njeh dëmin shkaktuar biznesit nga penalizimet e padrejta te institucioneve, agjencive dhe inspektoriateve shtetërore, jo me pak se 30% e vleres te perballohet nga te ardhurat dhe pasuria vetjake e personave zyrtare përgjegjës.

Gjobat ndaj biznesit, Ahmetaj: Do falim ato që janë vënë automatikisht nga sistemi
Industralistët argumentojnë se masa e kërkuar shkon drejtpërdrejt në rritjen e domosdoshme të shkallës së profesionalizmit nga institucionet shtetërore, luftës kundër korrupsionit, subjektivizmit dhe përmirësimit të mjedisit të biznesit në Shqipëri.

Konfindustria thekson se e mbështet kërkesën e mësipërme në shqetësimet e vazhdueshme, që industri të rëndësishme në vend kanë paraqitur pranë saj lidhur me shtimin e vlerësimeve të pambështetura ligjërisht nga përfaqësues të agjencive, inspektorateve dhe institucioneve të ndryshme.

Sipas saj, numri dhe vlera e lartë e gjobave shoqëruese janë bërë shqetësim i ndjeshëm në rritje për biznesin në pergjithesi dhe industritë në veçanti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme