Gazetarja Sonila Meço është gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra, pasi ka thyer rregullat mbi të ftuarit në studion televizive te “Tempora”.
Ka qenë vetë gazetarja e cila këtë të premte ka postuar një status bashkangjitur me gjobën. Në këtë status ajo thotë se kjo gjobë është për të mbushur arkën shtetit, që sipas saj edhe 5 vjet më parë bëri të njëjtën gjë duke mbyulur një televizion, ku 500 punonjës u hodhën në rrugë. Meço thotë se gjoba ka qenëpa paralajmërim.
Statusi i plotë
“Pra shkeli qeveria rregullin në rastin e parë duke mos vendosur gjobë, por thjesht paralajmërim? Apo në të dytin duke vendosur gjobë pa paralajmërim?
Gjobë, ndërsa bëjmë detyrën për të informuar publikun edhe mbi masat jo ligjore dhe antikushtetuese të autoriteteve. P.sh a ka mundësi të na shpjegojë qeveria mbi çfarë argumentimi shkencor ka vendosur të ketë vetëm dy persona në studio televizive? Megjithëse në respektim të distancave dhe masave mbrojtëse? Kur në institucione brenda një zyre shumë herë më të vogël gjenden më shumë se dy persona? Në parukeri, fasoneri, dyqane e qendra tregtare?
Gjobë se nga dy ishim tre në studio ndërsa dëshmonim vendimet jo ligjore për shembje zonash muzeale në Krujë, ndërsa prokurori i antimafias italiane Gratteri dëshmonte se çereku i Shqipërisë rezulton i mbjellë me kanabis, teksa shqiptarët me zë e figurë dëshmonin mosmarrjen e pagës së luftës nga marsi e kur nënat na tregonin sesi privuar varfërie as bukë e arsim nuk i garantojnë dot fëmijëve. Dakord! Rregulli mbi faktet, dëshmitë dhe emocionet. E sidomos mbi interesin publik.