Gjobitet shoferi për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Kanë vazhduar aktivitetet e Policisë Rajonale të Komunakacionit Rrugor në Ferizaj.
Sot, rreth orës 16:00, policia ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 92 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet B.B (M/K) i moshës 32 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme