Gjon Muharremaj thotë se nuk po mundet ta besoj se doli i pari nga votat e jurisë dhe i treti nga ato të përgjithshme

| 27 Maj 2021 | 11:44 | Nga

Gjon Muharremaj, artisti me prejardhje nga Kosova ka qenë një nga emrat më të komentuar gjatë ditëve të fundit.

Kjo pas suksesit të madh që shënoi në “Eurovision 2021”, i cili përfaqësoi Zvicrën duke qenë se jeton dhe vepron prej vitesh atje.

Ai ka arritur të jetë i pari sipas votave të jurisë dhe në vend të tretë sipas votimit të përgjithshëm, përfshirë edhe publikun.

“Mbrëmja e së shtunës ishte e çmendur. Nuk mund ta besoj. Isha i pari me votat e jurisë dhe i treti në votimin e përgjithshëm me këngën time ‘Tout L’Univers’. Faleminderit për të gjithë përkrahjen, jam shumë mirënjohës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme