Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi i ka reaguar deputetës së Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku.
Deputetja e VV-së po përdorë situatën me Koronavirus për të pamundësuar mbajtjen e seancës për shqyrtimin e mocionit të nisur nga LDK-ja për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Krizat janë edhe momente reflektimi për shoqërinë. E unë sot, skajshmërisht i bindur po them – shyqyr që Liria e Kosovës nuk ka qenë në dorën e tyre”, ka shkruar Gjoshi.
Sipas tij Vetëvendosje është epidemia më e rëndë që ka aktualisht Kosova. “Një herë thonë nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme, e pastaj thonë nuk ka kushte për tu mbledhur Kuvendi. Për besë ju jeni të gërditshëm! Ju jeni epidemia më e rëndë për Kosovën”, ka shkruar ai.