Betim Gjoshi, anëtar i Kryesisë së PDK-së, ka ironizuar me vizitat e kryeministrit Kurti në ShBA, duke thënë se u pa që Kurtin nuk e duan në Amerikë, shkruan Scanner.
“Albin Kurti u largua nga Amerika me mesazhin e fuqishëm të këtij shteti mik e aleat strategjik i shqiptarëve: Nuk të duam”, shkruan Gjoshi.
Postimi i plotë:
Albin Kurti u largua nga Amerika me mesazhin e fuqishëm të këtij shteti mik e aleat strategjik i shqiptarëve: Nuk të duam!
Vetëm para pak vitesh, liderët e Kosovës priteshin në takime në Shtëpinë e Bardhë. Albin Kurtin e pritën te shkallët.
As Biden, as Harris, as Blinken, nuk patën kohë as 5 minuta për Kryeministrin e Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur pse ishte Kryeministri i Kosovës, por pse ishte Albin Kurti.
Ky duhet të jetë një moment reflektimi për qytetarët e Kosovës se përse amerikanët e injoruan vizitën e Kurtit në SHBA?