Gjoshi: Me këtë pushtet, janë rritur krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve

Prishtinë | 22 Nën 2023 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se pushteti i tanishëm ka rritur krimin e organizuar dhe varfërinë e qytetarëve.

Reagimi i Gjoshit në Facebook erdhi pasi sot në mëngjes u hodh një bombë në treg në Prizren, ndërsa pasdite ndodhi një grabitje në argjendari, në Suharekë.

“Në mëngjes hidhet bombë dore në treg, në mbrëmje banda të armatosura rëndë grabisin qytetarët e vendit. Rezultati, shumë qytetarë e disa policë të plagosur. Me këtë pushtet, vetëm dy gjëra janë rritur: Krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve. Asnjëherë më pak siguri nuk ka pasur në Kosovë, sepse asnjëherë më pak shteti nuk ka qenë prezentë në jetën e përditshme”, shkroi Gjoshi.

“I sanksionuar nga jashtë – i dështuar nga brenda: ky është rezultati i Albin Kurtit si Kryeministër, nën udhëheqjen e së cilit banditët kanë marrë zemër e po lulëzojnë. Të paaftë!”, shtoi ai në Facebook.

Të ngjashme