Betim Gjoshi, anëtar i Kryesisë së PDK-së ka komenduar vendimin e qeverisë Kurti për mbylljen e bizneseve për një kohë të caktuar.
Ai ka thënë se Albini, Vjosa, Glauku, nuk kanë pse të shqetësohen për mbylljen e vendit. Ata paguhen nga shteti me paga të majme dhe punë e madhe nëse punëtorët nuk do të marrin as sa rroga minimale.
Postimi i Gjoshit:
QEVERIA DHE PRESIDENCA E ABSURDITETEVE
Nëse SOT tubohen me qindra persona, virusi COVID19 nuk do të përhapet. Por, nëse NESËR tubohen 11 persona në një dasëm, virusi COVID19 do të përhapet rrufeshëm.
Kjo është logjika e njerëzve të kësaj qeverie, të cilët kanë vendosur që nga nesër t’i mbyllin bizneset në vendin tonë.
Pa pikë turpi e dhembje për këto biznese që mbajnë familje, SOT, Albin Kurti, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe zyrtarë të tjerë, u shfaqën në mesin e qindra personave në ceremoninë e inaugurimit të Presidentes së Pazareve.
Albini, Vjosa, Glauku, nuk kanë pse të shqetësohen për mbylljen e vendit. Ata paguhen nga shteti me paga të majme dhe punë e madhe nëse punëtorët nuk do të marrin as sa rroga minimale.