Sekretari i PDK-së për Kurtin e Osmanin: Historia do t’i hedhë në koshin e plehrave

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani për mosreagim ndaj mundësisë rreth lirimit të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gjoshi ka thënë se Kurti dhe Osmani “i kanë shti veshtë në lesh dhe nuk guxojnë dy fjalë t’i thonë”.

“Historia do t’iu hedhë në koshin e plehrave”, ka shkruar tutje.

Ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është lejuar të kthehet në Kosovë nga Specialja pasi që babai i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales për KOHËN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme