Gjoshi i reagon Kusari-Lilës që bëri thirrje për unitet: A keni harruar se çka bënte Kurti e VV-ja kur i kërkohej unitet

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas deklaratës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila se duhet unitet për dialogun dhe tema të rëndësishme.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kur kërkohej unitet VV-ja e Albin Kurti hidhnin moltov kundër institucioneve.

Postimi i plotë i tij:

Prej kur Vetëvendosje ka filluar të përmend fjalën unitet?

A keni harruar se Albin Kurti dhe partia e tij ka qenë kundër gjithçkaje?

A keni harruar se çka bënte Albin Kurti dhe Vetëvendosje kur i kërkohej uniteti?

Nëse po, po ua kujtoj unë – E merrte një shishe, e mbushte me lëndë djegëse dhe e hidhte kundër institucioneve shtetërore të Kosovës.

Në vend të unitetit, Albin Kurti hidhte kokteje me molotova. E kallte Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme